Graeme H. Wilson – ZAYED Njeriu që ndërtoi një shtet

“Zayed” është një projekt editorial premium, i realizuar si botim me kopertinë të fortë (hardcover) dhe mbështjellëse (dust jacket), ku estetika minimaliste ndërthuret me teknikat luksoze të shtypit për të krijuar një identitet vizual të veçantë.

Edicioni hardcover është realizuar me stampim me fletë ari (Gold Hot Foil Stamping), ngjyrën metalike Pantone 871 C dhe llak selektiv Spot UV, duke krijuar reflektime elegante të dritës që theksojnë tipografinë dhe elementët grafikë. Dizajni minimalist me sfond të bardhë i jep botimit një pamje moderne dhe të sofistikuar, duke e vendosur portretin dhe detajet dekorative në qendër të vëmendjes.

Edicioni me dust jacket ruan të njëjtin standard të lartë prodhimi, duke përdorur stampim me fletë ari dhe llak selektiv Spot UV, por me një qasje vizuale më dramatike. Kombinimi i portretit të ilustruar, flamurit kombëtar dhe nuancave të ngrohta krijon një kontrast të fuqishëm me sfondin e errët, duke i dhënë botimit një prezencë prestigjioze dhe elegante.

Faqet e brendshme janë shtypur me CMYK + Pantone 871 C, duke integruar elementë metalikë në të gjithë faqosjen dhe duke siguruar një vazhdimësi të plotë vizuale me përfundimet e kopertinës. Kombinimi i materialeve cilësore dhe teknikave të avancuara të shtypit e shndërron librin në një botim koleksionues me standarde të larta editoriale dhe prodhimi.

Botimi trajton jetën dhe trashëgiminë e Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, si themelues dhe Presidenti i parë i Emirateve të Bashkuara Arabe. Libri paraqet vizionin, lidershipin, diplomacinë dhe kontributin e tij humanitar, duke dokumentuar krijimin e Emirateve të Bashkuara Arabe më 2 dhjetor 1971 dhe zhvillimin e tyre në një shtet modern e të respektuar në arenën ndërkombëtare.
I mbështetur në dokumente historike, arkiva zyrtare dhe dëshmi të liderëve botërorë e diplomatëve, libri ofron një pasqyrë të plotë të arritjeve politike të Sheikh Zayed, përkushtimit të tij ndaj paqes dhe veprimtarisë së gjerë humanitare që ka ndikuar pozitivisht në jetën e miliona njerëzve. Hulumtimi bazohet në materiale nga Arkivat Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, Foreign and Commonwealth Office Library në Londër, Library of Congress në Shtetet e Bashkuara dhe burime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
Graeme H. Wilson
Description
Përkthyes:
Ilir Haxhiaj, Klodjana Smajlaj
Konsulent Shkencor:
Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj
Recencent:
Behar Bejko
Redaktore:
Oriola Sula
Korrektimi letrar:
Fatrit Beqiri, Anisa Hykaj
Paraqitja grafike:
Ilmi Shahu
Copyright ©
Institute of Education, Heritage and Tourism, IETT, First edition in Albanian, 2024
ISBN:
978-9928-47-756-9
Realizuar në shtypshkronjën:
Shtypshkronja dhe Shtëpia Botuese “Mileniumi i Ri”