Graeme H. Wilson – ZAYED Njeriu që ndërtoi një shtet

Zayed” është një projekt editorial premium i realizuar në format hardcover me xhaketë mbështjellëse, ku estetika minimaliste dhe prodhimi luksoz bashkohen në një identitet të vetëm vizual.

Edicioni hardcover përdor hot foil stamping si dhe nuancën elegante të Pantone 871 C, i kombinuar me spot UV varnish për të theksuar elementët grafikë dhe tipografinë me reflektime delikate drite. Dizajni minimalist me bazë të bardhë krijon një identitet modern dhe luksoz, duke e vendosur portretin dhe detajet dekorative në qendër të vëmendjes.

Versioni me xhaketë ruan të njëjtat karakteristika premium të prodhimit — gold hot foil dhe spot UV finish — por me një qasje më dramatike vizuale, duke kombinuar portretin ilustrativ me flamurin dhe tonalitete të ngrohta. Kontrasti mes sfondit të errët dhe elementëve metalikë i jep kopertinës një prezencë të fortë dhe prestigjioze.

Brendia e librit është prodhuar me printim CMYK + Pantone 871 C, duke shtuar elementë metalikë të artë në faqosje dhe duke ruajtur konsistencën vizuale me përfundimet e jashtme të kopertinës. Kombinimi i teknikave speciale të printimit dhe materialeve premium e transformon librin në një objekt editorial me karakter koleksionues dhe estetikë të rafinuar.


Projekti për këtë botim nisi me Shkëlqesinë e Tij, Sheik Mansur Bin Zajed al Nahjan, vizioni i të cilit bëri që libri që keni në duar të bëhej ndoshta një nga studimet më të zgjeruara mbi jetën e Sheik Zajedit si njeri dhe si President. Besimi, gatishmëria dhe sinqeriteti i Sheik Mansurit ishin çelësi i mundësisë sonë për një studim të shkallës së gjerë, që, në fund të fundit, kap vetëm diçka nga esenca e këtij personaliteti të veçantë. Federata është formë e një shteti të pavarur, që karakterizohet nga një bashkim shtetesh me vetëqeverisje të pjesshme, të bashkuara në një qeveri qendrore. Perandoria Inkase (1197-1572) është një shembull i hershëm i kësaj forme shteti. Historia është e mbushur me shembuj të tillë dhe shumica e tyre nuk ekzistojnë më.

Emiratet e Bashkuara Arabe u krijuan në 2 dhjetor 1971.
“Zajed, njeriu që ndërtoi një shtet” hulumton mbi njeriun që e ideoi,
ngriti dhe konsolidoi këtë shtet.

Spektri i këtij libri është shumë herë më i gjerë. Sheik Zajedi, gjatë 33 viteve të tij si president, bëri që EBA nga një shtet i vogël në terma globalë, t’ia dilte të pushtonte skenën botërore. Duke shfrytëzuar fakte të dokumentuara, kujtimet e shtetarëve dhe zyrtarëve nga e gjithë bota, ne pikturojmë kanavacën e një diplomati që u shpërfaq duke përdorur ndikimin e tij, për të shmangur luftërat dhe parandaluar katastrofat. Gjithashtu, në libër është përfshirë edhe pjesa më pak e njohur e jetës së tij: vepra bamirësie pa fund, që prekën jetën e qindra miliona njerëzve, kudo nëpër botë. Libri është një përmbledhje e përpjekjeve të shumë njerëzve, sa është thjesht e pamundur të rendisim ata që kanë kontribuar. Shumë burime kyçe të informacionit u ofruan nga Arkivat Kombëtare të Britanisë së Madhe, Biblioteka e Seksionit të Huaj dhe të Komonuelthit në Londër dhe Biblioteka Amerikane e Kongresit. Falënderojmë, gjithashtu, të gjithë Lartësitë e tyre Udhëheqësit, Princat e Kurorës dhe zëvendës sundimtarët e të gjitha emirateve, për mbështetjen e tyre.

Graeme H. Wilson

 

Description

Translator:
Ilir Haxhiaj, Klodjana Smajlaj

Scientific Consultant:
Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj

Reviewer:
Behar Bejko

Editor:
Oriola Sula

Literary proofreading:
Fatrit Beqiri, Anisa Hykaj

Graphic design:
Ilmi Shahu

Copyright ©
Institute of Education, Heritage and Tourism, IETT, First edition in Albanian, 2024

ISBN:
978-9928-47-756-9

Printed by:
Printing and Publishing House “Mileniumi i Ri”