Revista Familja

Për më shumë se një dekadë kam pasur kënaqësinë të kontribuoj në identitetin vizual të Revistës “Familja”, një botim kulturor dhe edukativ i SHKG – Shoqatës Kulturore Gruaja, e cila trajton tema me vlerë për familjen, shoqërinë, edukimin dhe zhvillimin personal.

Ky projekt përfaqëson një bashkëpunim afatgjatë, gjatë të cilit kam realizuar mbi 140 numra të revistës, duke u kujdesur për strukturën dhe paraqitjen vizuale të çdo botimi.

Në këtë prezantim sjell një përmbledhje të disa prej numrave të realizuar gjatë periudhës Janar – Korrik 2026.

Kontributi im në këtë projekt përfshin:

• Editorial Design & Art Direction
• Konceptimin grafik të revistës
• Layout-in dhe organizimin e faqeve
• Krijimin e hierarkisë vizuale dhe tipografisë
• Përpunimin profesional të fotografive
• Përgatitjen teknike për shtyp (Print Prepress)

Përmbajtja editoriale, artikujt dhe materialet referuese janë përgatitur nga redaksia e Revistës “Familja”, e cila me profesionalizëm dhe përkushtim përzgjedh dhe trajton tema të rëndësishme kulturore, edukative dhe sociale.

Çdo artikull, intervistë dhe material është punuar me kujdes nga ekipi editorial, ndërsa roli im ka qenë t’i jap kësaj përmbajtjeje një identitet të qartë vizual, duke krijuar një botim të harmonizuar, funksional dhe të këndshëm për lexuesin.

Përmes balancës ndërmjet përmbajtjes, tipografisë, fotografisë dhe strukturës grafike, synimi ka qenë të krijohet një eksperiencë e mirë leximi dhe një prezantim vizual që respekton vlerën e çdo historie të publikuar.

Dizajni editorial nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si duket një revistë, por edhe me mënyrën se si ajo komunikon

Shfletoni disa nga numrat e Revistës “Familja”


Keni një projekt editorial, revistë, katalog apo botim të ngjashëm?

Nëse dëshironi të realizoni një publikim me identitet të veçantë vizual, nga konceptimi grafik deri te përgatitja për shtyp, mund të më kontaktoni për të diskutuar projektin tuaj.

Me eksperiencë shumëvjeçare në dizajnin editorial, publikime dhe materiale të printuara, ofroj një qasje të kujdesshme që kombinon funksionalitetin, estetikën dhe komunikimin vizual.

Për bashkëpunime dhe projekte të reja, më kontaktoni.

Description