ALBANIAN PSYCHOSOCIAL AGENCY

APA synon të promovojë mirëqenien psiko-sociale të fëmijëve, përmes organizimit të aktiviteteve me fëmijët, prindërit dhe ofruesit e shërbimeve që punojnë në fushën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet.



Realizova dizajnin grafik dhe faqosjen e kësaj fletepalosjeje informuese për APA (Albanian Psychosocial Agency), e cila prezanton aktivitetet dhe shërbimet psiko-sociale për fëmijët, prindërit dhe familjet.

Koncepti vizual përdor një kombinim të ngjyrave të gjalla, formave organike dhe fotografive, duke krijuar një komunikim miqësor dhe të përshtatshëm për tematikën e fëmijëve. Puna përfshiu kompozimin, përpunimin dhe integrimin e fotografive, tipografinë, hierarkinë e informacionit dhe përgatitjen grafike për shtyp.

Materiali është konceptuar si fletëpalosje e printuar, me një strukturë praktike që mundëson organizimin e informacionit në disa seksione dhe ruan njëkohësisht një paraqitje të qartë dhe tërheqëse.

Description