Rifat Muriqi – Hana vendos të shkruaj

Dy orë fluturim me aeroplan qe udhëtimi më i mundimshëm në jetën e tij. Donte ta kujtonte ndonjë ngjarje që ta mashtronte veten, por vetmia e shpirtit ishte aq e madhe sa i dukej sikur aeroplani bënte gjiro nëpër lukthin e tij të zbrazët. Frikohej se çdo çast mund ta zinin të vjellat, sado që s’kishte ngrënë gjë. Asnjë mendim nuk i ngulitej dhe çfarëdo që i kalonte nëpër tru i dukej e zbrazët dhe e ftohtë. Herën e parë që e hetoi atë bosh të thellë u frikua aq shumë sa zuri ta fërkonte fytyrën me të dy shuplakat që ta ndryshonte atë ndjenjë. Kishte vetëm tri ditë të lira. Pas shumë viteve ishte hera e parë që nuk kishte ndonjë plan të paramenduar për të bërë diçka. Vetëm tri ditë. Edhe kaq sa qenë i dukeshin aq shumë sa nuk e kishte idenë se si do t’i kalonte. Çdo gjë që mund ta kishte menduar sa e sa herë gjatë gjithë jetës tani ishte tretur. Nuk kishte asnjë dëshirë. Nuk e joshte asnjë motiv. Krejt kot e kishte marrë atë rrugë. Vikendet gjatë verës ishin monotone edhe atje ku jetonte, ashtu sikundër edhe atje për ku ishte nisur. Vetëm le të kalojë edhe kjo, mendoi duke u mbështetur në karrige për të mos e kthyer kokën as edhe një milimetër anash me shpresën se do t’i largohej tugu. Kot. Sërish i vinte …
Description
Titulli i librit:
Hana vendos të shkruaj
Faqe: 168
Redaktor:
Adem Gashi
Ballina dhe redaktura teknike:
Rifat Muriqi
Paraqitja grafike:
Ilmi Shahu